Dalin fotografi të Hotit e Vuçiqit brenda Shtëpisë së Bardhë

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Siguri Kombëtare i ShBA-së, ka publikuar disa fotografi të kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Aleksander Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

Në fotografitë e publikuara shihet Emisari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell duke i mirëpritur Hotin dhe Vuçiqin

 “Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti sapo arritën në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e ditës së sotme mes Kosovës dhe Serbisë. ShBA-ja është e gatshme të ndërmjetësojë. Normalizim Ekonomik”, thuhet në përshkrimin e fotografive të publikuara.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq pak para hyrjes në takimin e Shtëpisë së Bardhë ku do të zhvillohen negociatat Kosovë -Serbi ,me ndërmjetësim të SHBA-së ka thënë se deklaratat e “zyrtarëve shqiptarë që flasin për njohje të Kosovës”  janë arrogante, raporton Gazeta Express.

“Jemi disa metra larg Shtëpisë së Bardhë dhe për disa minuta fillon takimi i rëndësishëm me delegacionin e Prishtinës nën ombrellën e Presidentit Trump, ky nuk do të jetë ujë takim i lehtë për ne. Për çdo rast ne jemi gati!. Do të japim gjithçka nga vetja që të arrijmë kompromis për temat ekonomike” ka thënë shefi i shtetit serb.

Gjatë ditës së sotme Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenellka reaguar duke thënë se Kosova dhe Serbia meritojnë normalizim të ekonomisë si shans për të krijuar një ekonomi që sjell përfitim

Grenell ka shkruar në Twitter se është i fokusuar te njerëzit e rinj që duan punë dhe karrierë dhe për këtë do të shtyjë përpara agjendën ekonomike duke lënë anash politikën.

“Njerëzit e Kosovës dhe Serbisë meritojnë normalizim të ekonomisë dhe shanse për të krijuar një ekonomi që sjellë përfitim. Sot jam i fokusuar te njerëzit e rinj që duan karrierë, një punë të mirë dhe lidhje me perëndimin. Ju kam dëgjuar dhe do ta shtyj përpara këtë agjendë. Le ta lëmë politikën anash”, ka shkruar Grenell.

Kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur ftesën e Shtëpisë së Bardhë për takimin e nesërm të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi i cili nuk do të jetë pjesë e këtij takimi i ka kërkuar delegacionit Kosovar që të bëjnë hapa të guximshëm në Washington.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme