Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se sistemi për printimin e certifikatave të pronës SIKTK, si dhe sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale/ Cadastral Map” nuk është duke punuar, transmeton Ekonomia Online.
SIKTK është Sistemi i Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë ndërsa Harta Kadastrale është sistem në të cilin regjistrohet baza e të dhënave grafike për tokat në Kosovë, e të cilat menaxhohen nga Agjencioni Kadastral i Kosovës.
“Drejtoria e Kadastrit e ka njoftuar Agjencionin Kadastral të Kosovës për problemin dhe jemi në pritje të rregullimit të këtij problemi nga ana e Agjencionit Kadastral.
Luten qytetarët që për informata shtesë të kontaktojnë Agjencionin Kadastral të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për medie nga komuna e Prishtinës.