Dalin negativë 10 punëtorët shëndetësorë që trajtuan pacientin nga Skenderaj

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se zbatimi i masave nga qytetarët ka bërë që ky qytet ende të mos ketë asnjë rast të regjistruar me koronavirus.

Ai poashtu ka thënë se dhjetë pjesëtarë të stafit mjekësorë nga kjo komunë kanë dalë negativ.

“Gjithë ekipi mjekësor prej 10 punonjësve i Spitalit të Mitrovicës që e ka trajtuar pacientin e infektuar nga Skenderaj me COVID-19, ka rezultuar negativ në testimin e parë të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, është shprehur ai përmes Facebook.

• Asnjë rast i konfirmuar me COVID-19 në Mitrovicë •Gjithë ekipi mjekësor prej 10 punonjësve i Spitalit të Mitrovicës…

Gepostet von Agim Bahtiri am Dienstag, 28. April 2020


Të ngjashme