Në disa gjykata të Shqipërisë zhvillohen sot masat e sigurisë ndaj personave që sulmuan me forcë Komisionet Zonale të Zgjedhjeve. Forca të shumta policie u vendosën para Gjykatës së Shkodrës, ku mbahet seanca për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili akuzohet për ngjarjet e ndodhur në KZAZ 3, ku iu vu flaka materialeve zgjedhore.
Ndonëse i shoqëruar me forca policie, ai prit me thirrje e duartrokitje nga mbështetës të opozitës, të cilët kërkuan lirimin e Spahisë dhe personave të tjerë të arrestuar.
Po sot policia ndaloi edhe dy të tjerë që ishin shpallur në kërkim për ngjarjet e ndodhura në KZAZ 9 në Tropojë dhe KZAZ 11, Kukës./tv klan.al/