Kur argëtoheni me të dashurin, shpesh mendoni që ai është i përsosur. Aq shumë të dashuruar jeni, saqë nuk shihni qartë. Por, njerëzit mund t’i ndryshojnë disa gjëra. Prandaj, zbuloni cili është dallimi ndërmjet të dashurit dhe bashkëshortit.
1. I dashuri dëshiron të “argëtohet”, ndërsa bashkëshorti dëshiron të qëndrojë me ju
I dashuri dëshiron të argëtohet pa obligime. Bashkëshorti ju shoqëron dhe ju cakton takime dhe ju e dini se çfarë qëllimesh ka.
2. Bisedat me bashkëshortin janë më të sinqerta dhe më serioze
I dashuri bisedon me ju për persona të tjerë, bën shaka me njerëzit që janë të afërt me ju dhe ju tregon barsoleta, sepse nuk mund të krijojë me ju një lidhje më serioze. Ndërsa, bashkëshorti dëshiron të bisedojë me ju për interesa të tjera të përbashkëta.
3. Me bashkëshortin grindeni më pak
I dashuri reagon ndaj qëndrimit tuaj, i merr personalisht dhe ju përgjigjet ashpër derisa të mos shndërrohen në grindje të madhe. Ndërsa, bashkëshorti do ta kuptojë qëndrimin tuaj dhe do të pajtohet.
4. I dashuri i kushton më shumë rëndësi pamjes suaj
I dashuri i kushton më shumë kujdes fizikut. Bashkëshorti e kupton se çdo kush i ka ditët e mira dhe të këqija dhe nuk do t’ju kritikojë dhe nuk do t’ju dojë më pak nëse nuk jeni rregulluar në mënyrë të përsosur.
5. Bashkëshorti e di kuptimin e fjalës “Të dua”
I dashuri do t’ju thotë “Më fal” kur dëshiron që të kuptoni dhe të ndërprisni t’ia përsërisni dhe fjalët “Të dua”, sepse nuk dëshiron t’ju humbë. Bashkëshorti do t’ju thotë “Më fal” atëherë kur vërtet do t’i vijë keq për diçka, ndërkohë “Të dua” vetëm atëherë kur vërtet mendon ashtu, ndërsa këtë do ta tregojë me vepra vazhdimisht.
6. I dashuri nuk ka nevojë për miqtë tuaj
I dashuri nuk dëshiron t’i njohë miqtë tuaj, ndërkohë që bashkëshorti dëshiron t’i njohë, siç dëshiron që edhe ju t’i njihni miqtë e tij.
7. I dashuri rrallëherë do t’ju dëgjojë me kujdes
Rrallëherë ndodh që i dashuri t’ju dëgjojë me kujdes atë që ju i tregoni. Bashkëshorti do ta trajtojë të rëndësishme atë që i tregoni. Ai dëshiron të dijë se çfarë mendoni, qoftë ajo edhe ndonjë gjë jo gjithaq e rëndësishme.