Manchester City është shpallur kampion i Anglisë për të dytin sezon radhazi, ndërsa Manchester Unitedi ka dështuar të kualifikohet në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Cili është dallimi i madh mes këtyre dy skuadrave?
Manchester Unitedi ka stagnuar gjatë viteve të fundit dhe kjo besohet të ketë ndodhur pasi që pas largimit të Sir Alex Fergusonit nga pozita e trajnerit, klubi anglez s’e ka gjetur një person të përshtatshëm për pozitën e trajnerit, që mund të sjellë sërish trofe në Old Trafford.
Se a do të ndryshojë kjo gjë në vitet në vazhdim mbetet të shihet, mirëpo ajo që dihet është se skuadra e Manchester Unitedit nuk ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve.
Manchester Unitedi ende i ka 18 lojtarë në skuadër që ishin pjesë e klubit që prej vitit 2015, ndërsa Liverpooli i ka nëntë, Manchester City i ka gjashtë, Chelsea pesë dhe Arsenali katër.