Dallimi mes liderit dhe menaxherit

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 18:07 | Nga

Ju jeni një menaxher fantastik dhe tani jeni gati për një hap tjetër. Kështu, ju i përgjigjeni një hapje për një punë të re me potencial të udhëheqjes. Ju dërgoni CV-n tuaj, duke detajuar arritjet tuaja të shumta, aftësitë teknike dhe përvoja disavjeçare mbi mbikëqyrjen e ekipeve , planifikimit të projekteve dhe implementimit. Ju jeni të përsosur për punë! Apo, kështu keni menduar…

Sidoqoftë ju nuk jeni duke kërkuar për një kompani tjetër, por thjesht një pozicion të ri brenda kompanisë suaj me detyra më të avancuara dhe më të sofistikuara.

Çfarë ndodhi? Pse është anashkaluar mundësia për një rritje në detyrë brenda kompanisë suaj, pse nuk e kanë parë këtë mundësi tek ju? Si mund ti komunikoni ju aftësitë tuaja udhëheqëse me zë më të qartë?

Shumë profesionistë luftojnë me kalimin nga menaxhimi tek udhëheqja. E ndërsa ju besoni se keni zhvilluar aftësitë dhe përvojat profesionale, në të vërtet çështja qëndron në atë që ju nuk e keni ndryshuar : perceptimi i të tjerëve drejt jush.

Ka disa hapa të thjeshtë që ju ndihmojnë ju të demonstroni aftësitë tuaja udhëheqëse dhe për të dalluar veten si një udhëheqës të ardhshëm. Por së pari, ju duhet të jeni i qartë në mendjen tuaj për atë çka një udhëheqës është përgjegjës dhe nëse ju me të vërtet doni ta nisni këtë udhëtim.

Udhëheqës vs Menaxher

Leader-vs-Manager

Çfarë e bën një udhëheqës? A është kjo një përmbledhje e një sjelljeje të caktuar? A është e stilit? A është kjo një mënyrë e paracaktuar e komunikimit? Në mënyrë që t’iu përgjigjemi këtyre pyetjeve, le të shohim së pari se çfarë e bën një menaxher të mirë. Pothuajse të gjithë kemi pasur në eksperiencën tonë profesionale menaxher jo të kualifikuar, kjo na bënë ta njohim menjëherë një të mirë.

Menaxheri i mirë është dikush që na frymëzon, që kujdeset për atë që ne bëjmë dhe se si e bëjmë. Është dikush për të cilin të gjithë duan të punojnë- personi që mundëson punë të suksesshme në grup. Nëse ju jeni mjaft me fat për të qenë pjesë e kësaj skuadre, ardhja në punë është gazmore dhe sfiduese. Ju mund të punoni shumë, por prekni rezultatet.

Pyetja që lind nga përshkrimi i mësipërm është: a mund të jetë ky menaxher një udhëheqës?

Udhëheqësit ndajnë shumë nga tiparet e një menaxheri të madh. Ata frymëzojnë. Ata motivojnë. Udhëheqësit janë të entuziazmuar, optimistë dhe të artikuluar kur flitet për plane, shpresa dhe suksese. Entuziazmi i tyre frymëzon dhe të tjerët. Ai sjell vizion. Udhëheqësit besojnë në atë çka janë duke thënë dhe se ata i tregojnë bindjet e tyre personale me sjelljet e tyre.
-Cila është agenda ime personale?
-Çfarë dua të provojë?
-Cili mision në jetën time më obsesionon?
-Cili është pasioni im i djegur?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’ju ndihmojnë të vendosni nëse udhëheqja është një udhëtim që dëshironi të ndërmerrni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme