Ndonjëherë, dashuria dhe afeksioni ngatërrohen me njëra-tjetrën.
Ndonjëherë, fija bëhet aq e hollë sa që verbohemi për atë çka ndodh rreth nesh, duke mos dalluar më dashurinë prej afeksionit.
Por, ndryshimi midis afeksionit të pashëndetshëm dhe dashurisë së vërtetë është i qartë si drita.
Afeksioni është nevojtar. Toksik. Është thjesht, të qenit mirë me një person. Nuk është të ndjerit i plotësuar me të.
Dashuria është “të biesh” pa e kuptuar.
Është e ngadaltë, delikate.
Është të ndihesh mirë me atë çfarë personi tjetër është.
Është të duash atë çka është më e mirë për një person.
Afeksioni është të kesh frikë se mos personi tjetër largohet.
Dashuria është pranim! Në dashuri jemi vetvetja, pa frikë.