Mbrojtsi i krahut të djathtë, Danilo D’Ambrosio do të mbetet pjesë e skuadrës së Interit edhe për edicionin tjetër, ka raportuar sajti italian “Calciomercato” të enjten.
Mësohet se Interi ka shfrytëzuar opsionin automatik për rinovimin e kontratës së D’Ambrosios që i skadon në fund të këtij edicioni. Kështu që, me këtë veprim te Interit, kontrata e mbrojtësit është vazhduar edhe për një vit dhe D’Amrosio do të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm. 32-vjeçari kishte kërkuar largimin nga Interi në verë pasi synonte të transferohej te skuadra e Milanit. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2014 kurse këtë sezon ka luajtur në 20 ndeshje ku ka shënuar tri gola.