Akuza në llogari të “Danas-it” (gazetë e përditshme e Beogradit – v.j) se po merr pjesë në fushatën për kriminalizimin e serbëve të Kosovës, të cilën gjatë fundjavës së shkuar e shqiptoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas fjalëve të bashkëbiseduesve tanë, përputhet në mënyrë të përsosur me politikën e mediave të regjimit sundues që vetëkupton sulme ndaj atyre që cenojnë monopolin e tyre ndaj të vërtetës.
“Kjo është metodë klasike e cila përmes diskreditimit të gazetarëve përpiqet të fshehë të vërtetën. Por, meqë është e pamundur të fshihet e vërteta duke akuzuar gazetarët se janë armiq të popullit dhe mercenarë të huaj, synohet cenimi i kredibilitetit të tyre, në mënyrë që askush të mos u besojë, citon “Danas” Tamara Spaiqin, autoren e reportazhit “Qytetarët në veri po gurmbullonë rezerva – mielli dhe bensendinësh (bëhet fjalë për hapa qetësues – v.j)”, që ka nxitur fyerjet nga presidenti i Republikës (Vu]iqi).
i saj hidhte dritë ndryshe në “katastrofën humanitare”, e cila po del se nuk është prodhim ekskluziv i taksës së Prishtinës, porse edhe politika vendëse luan këtu rolin e saj që dyqanet në veri të Kosovës të jenë gjithnjë e më të zbraëta. Në kërkesën që ta komentojë, presidenti Vuçiq ka thënë se tash e mbi një vit e gjysmë zhvillohet aksion i sinkronizuar nëç të cilin serbët nga Kosova, sidomos ata në veri të saj, duhej prezantuar si kriminelë dhe dorë të zgjatur të Beogradit dhe se si ata janë vazhdimisht e për gjithçka fajtorë”.
“Këto gazeta nuk i lexoj, por është e logjikshme se flasin njësoj si Thaçi e Haradinaj. Këtë e thonë “Koha ditore”, “Zëri”, sikundër edhe këta tanët “pesë milionë” (e ka fjalën për sloganin e protestave nëpër Serbi kund pushtetit të Vuçiqit – sqarim ynë). Kur këtë e dëgjoni nga Rada Trajkoviqi, ose ai farë Jakshiqi i cili fotografohet nëpër bazenet më të shtrenjta, dijeni se këtë nuk e thonë serbët nga Kosova, por dikush tjetër”, është shprehur Vuçiq.
Gazetarja Tamara Spaiq ka thënë se pushtetit i dhemb çdo gjë që nuk është përsëritje si papagall ose në mënyrë servile të fjalëve të Vuçiqit. Më së shumti, ka shtuar ajo, dhemb e vërteta.
“E vërteta është se pikërisht ky pushtet po keqtrajton serbët e Kosovës. Politika e njerëzve të tij po fut destabilitet në jetën e njerëzve. Me këtë vështrim, nëse merren parasysh pasojat për jetën e njerëzve në veri, politika e Vuçiqit është identike me politikën e Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit. Vuçiq bën fushatë pikërisht kundër qytetarëve të vet” thotë Spaiq.
Sulmi ndaj “Danasit” nuk përbën precedent për asgjë. Jo më larg se në prill Vuçiq akuzoi mediat serbe të Kosovës se po marrin para nga jashtë për të shkatërruar unitetin e popullit serb, shkruan ndër të tjera “Danas”, transmeton Koha.net.