Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson, gjatë vizitës në Kosovë ka vazhduar takimet me liderët politikë.
Ai është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, me të cilin ka diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Drejtori i Përgjithshëm Danielsson ka shprehur përkushtimin e fuqishëm të BE-së për të çuar përpara reformat e Kosovës të cilat janë të lidhura me BE-në.
BE-ja do të vazhdojë të jep mbështetjen e plotë politike dhe financiare për Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes, duke ndërtuar një administratë publike transparente, si dhe duke mbështetur zhvillimin e saj ekonomik dhe konkurrencën.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.