Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nderuar me medalje të veçantë, kancelaren Angela Merkel, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka mbledhur në takim liderët e Ballkanit Perëndimor.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë një video bashkë me Merkelin, teksa ia dhuron medaljet e Kryeministrit për Mirënjohje Publike.
“Danke Angela. Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”, ka shkruar Rama.