Futbollistët e Kombëtares së Kosovës në futboll kanë mbajtur stërvitjen e dytë nën përzgjedhësin ri, Alain Giresse. Në stërvitjen e sotme në dispozicion të Giresse dhe stafit të tij ishin të gjithë futbollistët, raporton Ekonomia Online.
Kosova ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji e luan kundër Burkina Fasos, më 24 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa pesë ditë më vonë do të përballet me Zvicrën, në Cyrih.