“Dardanët” mbërrijnë në Angli, gati për t’i dhënë mbështetje Kosovës

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Kosova nuk do të jetë pa përkrahjen e tifozëve në ndeshjen ndaj Anglisë.

Skuadra e Bernard Challandes luan nesër ndeshjen e vlefshme për kualifikimet Euro 2020, ku përballë do të kenë liderët e grupit A.

Shumica e tifozëve kosovarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin e Southampton kanë mbërritur në shtetin anglez dhe janë gati për t’i dhënë mbështetjen maksimale lojtarëve tanë, raporton lajmi.net.

Tifozët që kanë udhëtuar drejt ishullit nuk janë vetëm nga Kosova, por ka edhe nga vendet e ndryshme ku ata kanë emigruar më herët.

1600 dardanë pritet të jenë në shkallët e stadiumit St Mary’s. 

Të ngjashme