Dardanët mbërrijnë në Spanjë për ballafaqimin e dytë me Islandën

Prishtinë | 22 Mar 2025 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbërritur në Spanjë për ndeshjen e kthimit kundër Islandës.

Ndeshja do të zhvillohet të dielen nga ora 18:00.

“Të bashkuar ecim drejt suksesit”, shkroi FFK-ja në Facebook, ku postoi edhe disa pamje të djemve të kombëtares në Spanjë.

Ndeshja e parë, e zhvilluar të enjten në Fadil Vokrri, u mbyll me fitoren e Dardanëve, 2:1.

Kjo përballje është e vlefshme për ngritje në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Të ngjashme