Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve është vënë në kërkim të artikujve që trajtojnë trashëgiminë kulturore të Kosovës. Nëpërmjet një konkursi publik që do të qëndrojë i hapur deri më 30 prill, IKKM-ja do të mbledhë artikuj të cilët do të botohen në revistën “Dardania”. Është numri i dytë i kësaj reviste, por për dallim prej të parit që tashmë është gati, por ende nuk është përuruar dhe përmbledh artikuj të punonjësve të IKMM-së, në edicionin e radhës synon të jetë më gjithëpërfshirës. Pret artikuj edhe nga autorë të huaj.
Sipas përshkrimit, revista u dedikohet të gjithë studiuesve e punonjësve shkencorë të shkencave të ndryshme sociale dhe ka për qëllim thellimin e studimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. Tekstet për histori, arkitekturë, arkeologji, etnologji, trashëgimi jomateriale shpirtërore, peizazh kulturor e të fushave të tjera do të jenë pjesë e revistës së IKMM-së.
Sipas kritereve, artikujt e publikuar më parë në ndonjë revistë, kapituj apo pjesë të ndonjë libri ose faqe interneti nuk pranohen.