Dashuria pafund ndaj Leka Zogut kushton me burg

Prishtinë | 21 Shk 2017 | 09:53 | Nga

Një vajzë 25 vjeçare është ndjekur penalisht si dhe ka marrë dënimin “arrest në shtëpi” pasi është kallëzuar nga Elia Zaharia për përndjekje dhe kërcënime ndaj saj dhe bashkëshortit, princit Leka Zogu.

Sipas “Panorama”, shkak për këtë është bërë se e reja ka qenë shumë e fiksuar dhe e dashuruar me princin Leka dhe shkonte kudo ku ishte çifti duke ulëritur dashurinë për Lekën dhe duke i thënë Elias se ‘do ta përcillte’ dhe do t’ja merrte bashkëshortin.

Duke ndjerë frikë nga këto kërcënime ka qenë pikërisht aktorja Elia e cila e ka kallëzuar shtetasen e cila kishte guxuar edhe të futej në oborrin e shtëpisë mbretërore.

“Doja të shikoja Lekën pasi ai për mua ishte një diell më tepër, dielli vetë!” ka thënë e reja në Gjykatë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme