Dasma madhështore e Besit dhe Xhensilës

Prishtinë | 05 Gus 2017 | 13:21 | Nga

Aktor, komedian, këngëtar dhe futbollist e prezanton veten në rrjetet sociale një nga protagonistët kryesorë të spektaklit të humorit “Portokalli”, Bes Kallaku. Artisti ka vendosur t’i japë fund beqarisë duke celebruar me martesë lidhjen e bukur shtatëvjeçare të dashurisë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, shkruan “Panorama Plus”.

Tashmë gjithçka është gati dhe sipas burimeve tona nuk do të ketë një ceremoni, por dy. Dasma e parë do të jetë me miqtë brenda dhe jashtë profesioneve të çiftit, të ftuar VIP, mes të cilëve do të ketë politikanë, biznesmenë, sportistë, njerëz të njohur të medias e artistë, dhe do të jetë e ideuar gjysmë moderne e tradicionale.

Ndërsa ceremonia e dytë do të organizohet me familjet përkatëse të nuses dhe dhëndrit, dhe do të dominohet nga elementët e traditës. Fustani i nuses është realizuar nga stilisti i njohur në Kosovë, Valdrin Sahiti, vendimin për të cilin Xhensila e ka marrë bashkë me partnerin, Besin. “7 vite të bekuara për mua, është shumë emocionuese, ndihem shumë, shumë e lumtur. Ndërkohë që unë dhe Besi i kemi idetë e qarta. E kemi vendosur dhe projektuar se si do të jetë e gjithë dasma, kështu që besojmë që do të dalë diçka e bukur”, tha Xhensila në intervistën e saj të fundit për klipin e ri “Lova” te “Rudina”.
Çifti janë përpjekur që t’i mbajnë sekret detajet e tjera, si për shembull numrin e të ftuarve dhe datat e ceremonive. Ata vendosin t’i japin fund beqarisë me ngjitjen në altar dhe shkëmbimin e unazave të martesës në shtatë vjetorin e lidhjes. Për martesën e tyre flitej prej vitesh, por vetëm këtë vit çifti duket se janë gati të celebrohen dhe e kanë marrë këtë vendim.

“Shpresoj të martohemi e të shkojnë gjërat mirë dhe mbarë”, ka treguar Besi në një nga intervistat e tij televizive, ndërsa ka shpjeguar se si natyrë është i thjeshtë dhe praktik dhe do donte që edhe dasma e tij të ishte e thjeshtë. “Me Xhensilën kemi shtatë vjet. Por të gjithë shokët e mi që kanë fëmijë më thonë mos prit më, mos prit më. Plani ai është, që të martohemi dhe pastaj…”, shprehet aktori, ndërsa nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bërë baba. I pyetur nëse i ka bërë propozimin për martesë Xhensilës, Besi përgjigjet me humor, “Obobo kam harruar. Edhe ma ka thënë, që nuk martohet nëse nuk e propozoj”.

Për detajet e tjera të dasmës flitet se do të kujdeset “Altar”, duke qenë se Xhensila është mikeshë e ngushtë e vajzës që bleu biznesin e Elvana Gjatës, Drilona Bocit. Si Besi dhe Xhensila u panë në inaugurimin e “Altar”, kur Drilona dhe bashkëshorti biznesmen, Kristiani, organizuan një ceremoni dasme, me rastin e 10-vjetorit të martesës.

11C6009ED98906E1C006ED3922EB40F0

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme