Dasma me 70 mijë mysafirë në performancën e Bad Bunnyt në “SuperBowl”

Prishtinë | 09 Shk 2026 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Ndërsa disa tifozë e kaluan pjesën e dytë të ndeshjes duke parë ekipin Seattle Seahawks që vulosi fitoren ndaj New England Patriots, të tjerë po bënin një pyetje krejt tjetër: a u martua vërtet ai çift që u shfaq në skenën e dasmës gjatë performancës së Bad Bunnyt?

Përgjigjja është po.

Sipas stafit të marrëdhënieve me publikun të këngëtarit, çifti u martua realisht në skenë, gjatë performancës live.

Këngëtari portorikan solli një festë plot ngjyra të kulturës latine, me performancë kryesisht në spanjisht. Skenografia përfshinte një fushë me kallam sheqeri, lojtarë dominoje, një rrugë në stilin e New Yorkut me tezga për pije, një paradë dhe, mes tyre, një dasmë.

Rreth mesit të performancës 13-minutëshe, një çift i veshur me të bardha u puth para një kurorëzuesi të veshur me të zeza, i rrethuar nga valltarë.

Pas pak, turma u hap dhe në skenë u shfaq artistja, Lady Gaga, e cila kërceu me Bad Bunnyn nën tingujt e këngës “Baile Inolvidable”, në një atmosferë që i ngjante një feste dasme, me tortë dhe madje një fëmijë që flinte mbi disa karrige në një cep.

Sipas deklaratës së ekipit të tij, çifti fillimisht e kishte ftuar Bad Bunnyn në dasmën e tyre të planifikuar. Në vend të kësaj, ata morën një ftesë për të qenë pjesë e spektaklit të tij në “SuperBowl”, dhe u martuan aty, me këngëtarin që shërbeu si dëshmitar dhe firmosi certifikatën e martesës.

Performanca erdhi në një moment të tensionuar në skenën politikën amerikane, të shoqëruar me retorikë të ashpër kulturore.

Por në skenë, Bad Bunny zgjodhi festën, gëzimin dhe krenarinë kulturore.

Disenjatorja e fustanit të nusërisë, Hayley Paige, ka thënë se në muajin janar ishte kontaktuar për të siguruar disa fustane, por nuk e dinte deri në momentet e fundit se një prej tyre do të vishej gjatë shfaqjes.

“Nuk ishte thjesht një performancë. Ishte një moment i vërtetë për një vajzë që të përjetonte gëzim dhe të thoshte ‘po’ për personin e saj”, ka thënë ajo në një intervistë.

Ajo e ndoqi spektaklin nga atelieja e saj në Palm Beach, Florida.

“Është loja më e bukur që ekziston, ngjarja më e madhe sportive që ekziston: është dashuria”, ka shtuar ajo, ndonëse disa tifozë të futbollit amerikan mund të mos pajtohen me këtë.

Në ceremoninë mes dy pjesëve të finales së futbollit amerikan, “SuperBowl”, këngëtari Bad Bunny nuk solli vetëm muzikë dhe skenografi spektakolare, ai solli edhe një martesë të vërtetë para 70 mijë shikuesve në stadium ka shkruar The New York Times.

Të ngjashme