Daut Haradinaj: Barileva nuk do të mbetet e harruar si deri më tani

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka vizituar fshati Barilevë ku ka vënë në dukje disa nga problemet e këtij fshati që ka premtuar ti rregullojë.

Haradinaj ka thënë se rregullimi i shtratit të lumit, mungesa e ndriçimit, nevoja për caktimin e lokacionit të ri te varrezave, janë disa nga çështjet që do trajtohen më urgjencë.

“Problemet e grumbulluara nga neglizhenca e qeverisjeve të kaluara, vërtetojnë nevojën për vendimmarrje të guximshme dhe menaxhim efikas. Shqetësimet dhe kërkesat e Barilevës do te adresohen direkt në vendimmarrje përmes programit tonë, e para Prishtina”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme