Kandidati për kryetar të Prishtinës Daut Haradinaj, po vazhdon me fushatën e tij kreative për Prishtinën.
Në videon e prezantuar në profilin e tij në facebook, shihen disa nga projektet e Haradinajt për kryeqytetin, të cilat po vlerësohen pozitivisht nga opinionistët si dhe të arritshme nga ekspertët e fushës.
Zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin, ndërtimi i Spitalit të Përgjithshëm, ndërtimi i Unazës së Madhë janë vetëm disa nga pikat programore që veçohen nga njohësit politik, në programin e Daut Haradinaj.
Postimi i Haradinajt:
Vendime të guximshme e presin Prishtinën pas 17 tetorit!
Së bashku do t’i zgjidhim të gjitha problemet, një nga një, me punë dhe dashuri për kryeqytetin!
#eparaPrishtina#punamarë