Ish-deputeti i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale.
Pas shpërbërjes së Kuvendit, ai ka falënderuar kolegët e tij të AAK-së dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës për kolegialitet të përsosur, pavarësisht dallimeve që kishim.
“Ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale. Për një Kosovë 100%. Na priftë e mbara dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar ai në Facebook