Daut Haradinaj nga AAK, ka thënë sot nga Peja se këtij qyteti i ka humbur epiteti “Lulja e Dukagjinit”, sipas tij me fajin e atyre që e drejtojnë institucionin e komunës.
Nga një takim i atjeshëm, ai është shprehur se Kosova ka nevojë për stabilitet.
“Kosova ka nevojë për stabilitet i cili arrihet kur ka liderë stabil e të vendosur, guximtarë e vizionarë në krye të vendit”, është shprehur Haradinaj.
“Aleanca ofron garanci për perspektivën e duhur, këtë e kemi dëshmuar, ndonëse në një periudhë jo të gjatë qeverisëse, duke i sjellur shumë investime këtij qyteti”, ka thënë ai ndër të tjera.