Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka kujtuar sot babain e tij, Hilmiun në tre-vjetorin e vdekjes së tij.
Haradinaj ka qëndruar sot tërë ditën në Gllogjan i rrethuar me familjarë e miq në kujtim e nderim të jetës dhe veprës së plakut të pathyeshëm, Hilmi Haradinaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij të shoqëruar me disa fotografi së bashku me nënën Rukë, bashkëshorten e Shkelzenit, Suzanën dhe vëllain Ramushin e familjarë tjerë, ka thënë se Hilmi Haradinaj nuk u thye kurrë.
“Na bashkoi plaku që kurrë nuk u thye, edhe kur jeta e përplasi me shumë sfida!”, ka shkruar Haradinaj.