Ekonomia Online
FUNDIT

Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet Dardan Molliqajt

Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet Dardan Molliqajt

Deputeti i sapozgjedhur i PAN-it, Daut Haradinaj, i kundërpërgjigjet sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili kishte pyetur se ku gjendet deputeti i AAK-së. Haradinaj në emisionin “Imazh” në televizion publik ka thënë se Dardan Molliqaj është mirë që ta shikojë numrin 50, duke aluduar në votat që ai ka marrë në zgjedhjet e […]

Deputeti i sapozgjedhur i PAN-it, Daut Haradinaj, i kundërpërgjigjet sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili kishte pyetur se ku gjendet deputeti i AAK-së.

Haradinaj në emisionin “Imazh” në televizion publik ka thënë se Dardan Molliqaj është mirë që ta shikojë numrin 50, duke aluduar në votat që ai ka marrë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Haradinaj ka thënë se ai nuk ka asgjë personale me Molliqajn.

Molliqaj sot ka pyetur se ku është Haradinaj, duke ironizuar mos është duke ia numëruar votat në Beleg, vendlindjen e zyrtarit të VV-së.

Të ngjashme