Daut Haradinaj me ide inovative për shkollat e dixhitalizuara në kryeqytet

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, mbrëmë në një debat televiziv ka folur për planin e tij për arsimin.

Haradinaj gjatë debati shpalosi edhe një plan mjaft sa i përket dixhitalizimit të evidencës së nxënësve në shkolla.

Haradinaj tha se ditari dixhital për fëmijët në shkolla do t’i mundësojë prindërve të informohen çdo orë rreth situatës së fëmijëve të tyre Sipas tij, kjo praktikë ka treguar rezultate të jashtëzakonshme në shumë vende te rajonit dhe e njëjta realizohet shumë lehtë.

Haradinaj u shpreh se Ditari Dixhital mban në kontakt prindërit dhe arsimtarët, në mënyrë të rregullt rreth rezultatit të notave, pjesëmarrjes aktive të fëmijëve në orë të mësimit ose mungesat.

Vërejtjet apo të arriturat e fëmijëve, prindi informohet automatikisht në mënyrë konfidenciale. Sipas Haradinajt, krejt ky projekt nuk ka kosto të lartë dhe është lehtë i zbatueshëm.

Ndër të tjera ai u shpreh se shembuj të suksesshëm të ditarit dixhital ka edhe në Kosovë nëpër shkollat private.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme