Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj po vazhdon aktivitetin e tij në kuadër të garës për kryeqytetin. Kësaj radhe Haradinaj vizitoi familjen Vitija në Kodrën e Trimave, ku mori mbështetje nga banorët e asaj lagje.
Përmes një njoftimi në profilin e tij në facebook, Haradinaj tha se për të është nder të ketë mbështetje nga familja Vitija, familje e respektuar nga Mareci.
Ndër të tjera, Haradinaj u shpreh se Kodra e Trimaves edhe pse është njëra ndër lagjet më të mëdha të kryeqytetit, është diskriminuar vazhdimisht nga pushtetet e kaluara.
“Zbatimi i Ligjit të Kryeqytetit, i cili do mundësojë formimin Policisë së Kryeqytetit, do të ndikojë në rritjen e sigurisë në këtë lagje. Rregullimi i koeficientëve të ndërtimit dhe investimet urgjente në përmirësim të infrastrukturës, janë vetëm disa nga çështjet që do trajtohen me urgjencë në qeverisjen e ardhshme”, tha Haradinaj.
Vlen të theksohet se Haradinaj po vlerësohet si pretendent serioz në garën për kryetar të Prishtinës. Sondazhi i fundit i realizuar në T7, e nxorri Haradinajn të parin në përqindje.