Daut Haradinaj: Për një Prishtinë të sigurt të krijohet Policia e Kryeqytetit, e garanton edhe Ligji për Prishtinën

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Prishtinës i duhet urgjentisht Policia e Kryeqytetit. 


Haradinaj përmes një reagimi në Facebook ka thënë se këtë e garanton Ligji për Kryeqytetin. 


Shkrimi i plotë:


Për një kryeqytet të sigurtë, do të duhej urgjentisht të krijohet Policia e Kryeqytetit, që edhe ashtu e garanton Ligji për Kryeqytetin.
Duke e pasur policinë e saj, Prishtina do të kishte kontroll e rrjedhimisht edhe organizim më të mirë të jetës së përditshme, duke ndikuar në rritjen e sigurisë, përmes parandalimit të krimit dhe rregullimit të trafikut. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e policisë që i shërbejnë me nder Kosovës! Lavdi të rënëve në krye të detyrës!

Të ngjashme