Daut Haradinaj rrëfen për ditën më të rëndë të tij gjatë luftës

Prishtinë | 06 Qer 2021 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj njëherit edhe kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, përmes një postimi në kujton bashkëluftëtarët e shokët e tij të rënë në ditën e 6 qershorit 1999.

Ai tha se më 6 qershor 1999, në kohën kur veç pritej fundi I luftës për liri, filloi filloi ofenziva e fundit kundër vijave të frontit në Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’.

“Më 6 qershor 1999, në kohën kur veç pritej fundi i luftës për liri, filloi ofenziva e fundit kundër vijave të frontit në Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’. Përpos që isha i lodhur nga luftimet dhe plagët, isha edhe i lodhur nga mungesat e armëve dhe municioneve. Kisha shumë njësi me municione të fundit në vijat e frontit, shumë të vrarë e të plagosur. Pikërisht kjo ishte dita më e zezë e luftës për mua”, tha Haradinaj.

“Atë mëngjes të hershëm të 6 qeshorit 1999, pas vizitave të pikave në tërë territorin e Deçanit, u ndala ne Kryqin e Ratishit (Ura e Ratishit), ku ishte një qetësi absolute dhe pothuajse vinte era liri. Ushtarët ishin shumë të vullnetshëm, biseduam pothuajse me të gjithë njësinë. Rreth orës 13:00, ju luta Besim Selmanajt të më dërgojë në shtab. Kisha ditë të tëra pa i pastruar plagët. Naim Mustafës i dhashë për detyrë që të qëndrojë në pikë (Naimi ishte shef i Shtabit të Brigadës).

Pikërisht kjo ishte ndarja e fundit nga Shpendi dhe Burimi. Pak minuta më vonë filloi dyluftimi, ku në këtë përballje e humba Shpend Malajn (Zv. Komandant për Logjistikë), Burim Mustafajn (Komandant i njësisë), ndërsa u plagosën rëndë Florim Mustafaj, Bujar Haradinaj, Valbona Tafilaj dhe Ardian Malaj”.

Tutje Haradinaj theksoi se edhe pse ushtria serbe u poshtërua atë ditë, humbja e shokëve ishte e madhe dhe e dhimbshme për të dhe për të gjithë ushtarët e Zonës”, tregoi Haradinaj.

“Kjo datë shënon gjithashtu edhe përvjetorin e ndarjes nga jeta të njërit ndër luftëtarëve më të spikatur të Brigadës 131 ‘Jusuf Gërvalla’, Zeqir Nimonajt”, u shpreh Haradinaj.

Ai u shpreh se edhe pas 22 vitesh, ata vazhdojnë të mbesin gjallë në kujtimet e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme