Daut Haradinaj tregon aderimin e radhës në AAK

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vazhduar me prezantimin e kandidatëve për deputet nga radhët e saj për zgjedhjet e parakohshme nacionale që do të mbahen me 14 shkurt 2021.

Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se, Shqipe Kastrati nga Prizreni, dr. e shkencave politike, i bashkohet AAK-së dhe listës së saj për deputet. E njëjta, siç njofton Haradinaj, deri më tani ishte Kryetare e PSDK-së në Prizren. 

“Shpresoj se angazhimi i saj do të jetë shtytje për Prizrenin dhe AAK-në”,  ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Shqipe Kastrati nga Prizreni, dr. e shkencave politike, i bashkohet AAK-së dhe listës së saj për deputet. E njëjta deri më tani ishte Kryetare e PSDK-së në këtë qytet. 

Shpresoj se angazhimi i saj do të jetë shtytje për Prizrenin dhe AAK-në.

Na priftë e mbara e nderuar!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme