David Beckham shndërrohet në poliglot për fushatën “Malaria Must Die”, që synon sensibilizimin e opinionit publik dhe liderëve botërore për një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë.
Falë një modeli 3D, në videon e publikuar në rrjetet sociale, ish-futbollisti britanik jep një mesazh në 9 gjuhë; anglisht, spanjisht, kinyarwanda (që flitet në Ruandë), arabisht, frëngjisht, hindi, mandarin, si dhe në gjuhët afrikane kiswahili dhe yoruba.
“Një zë mund të jetë i fuqishëm, po të gjithë zërat tanë të bërë bashkë? Atëherë duhet të na dëgjojnë”, thotë Beckham, që në klip u jep zërin edhe tetë personave të tjerë.
Mes tyre, edhe të mbijetuar nga malarja dhe doktorë që e luftojnë përditë këtë sëmundje.