David Beckhamit i është ndaluar vozitja për gjashtë muaj e është urdhëruar që të paguaj gjobë 750 funte pasi ka pranuar se ka përdorur telefonin e tij duke vozitur.
Ai është zënë duke përdorur telefonin derisa ishte duke vozitur Bentleyin e tij 100 mijë eurosh në qendër të Londrës.
Vozitja duke përdorur telefonin në Britanin e Madhe dënohet deri në 1 mijë funte maksimalisht dhe zakonisht heqjen e gjashtë pikëve nga patentë shoferi.
Backham, pasi ka pranuar se është fajtor në gjykatën e Bromley Magistrates, është dënuar me 750 funte dhe 6 muaj ndalim të vozitjes.