David Luiz kishte planifikuar të largohet nga Chelsea në rast se Conte do të vazhdonte të ishte trajneri i skuadrës londineze.
Mbrojtësi nuk kishte hapësira nën udhëheqjen e italianit Antonio Conte dhe duket se kjo e kishte mërzitur brazilianin.
Me ardhjen e Sarrit në skuadër, Luiz ka qenë startues në dy ndeshjet e para sezonale dhe duket se është një nga pjesët kryesore në planet e italianit.
“Normalisht se do të largohesha nëse ai do të ishte këtu. Por tani jam këtu dhe jam i lumtur. Dy ndeshjet e para ishin fantastike dhe duhet që të kërkojmë fitore në çdo lojë dhe në çdo kompeticion. Jemi Chelsea dhe nuk guxojmë të kërkojmë më pak” ishin fjalët e David Luiz.
Chelsea do të luaj sot kundër Newcastle dhe braziliani pritet të jetë startues.