David Philips: Vetëm një ndërmjetës amerikan e ndryshon dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi

| 22 Kor 2024 | 08:30 | Nga

Eksperti amerikan, David Philips, ka thënë se dinamikën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e ndryshon vetëm një ndërmjetës amerikan.

Philips ka thënë se Amerika duhet të përfshihet më shumë në dialog, në mënyrë që të kalohet ngërçi aktual.

“Një bashkë-kryetar amerikan do të ndryshonte dinamikën. Le të kthehemi te struktura e jashtme dhe të përfshijmë më shumë SHBA-në. Kjo është mënyra më e mirë për të kaluar nga një ngërç në një proces ndërmjetësimi më dinamik”, ka thënë Philips për GazetaBlic.

Të ngjashme