Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, që mbërritën mbrëmjen e së premtes në Shqipëri, ka pranuar se ndaj Italisë dhe Spanjës nuk ka asnjë mundësi për të marrë rezultat dhe së ekipet më të cilat do të kërkojë të marrë pikë janë pjesa tjetër e grupit.
Gianni De Biasi: Me Italinë dhe Spanjën nuk kemi asgjë për të humbur. Më të rëndësishmet për në janë përballjet me Maqedoninë, Izraelin dhe Lichtenstein.
Sa i përket ndeshjes me Spanjën, De Biasi ka bërë një krahasim origjinal mes dy skuadrave.
Gianni De Biasi: Dallimi mes nesh dhe Spanjës është sa këtu e në hënë. Ndeshja do të jetë si një luftë ku ne do të qëllojmë me gurë e ju me kallashnikov.
Tekniku ka folur gjatë, se si u bë trajner i kombëtares, ku vlerësoi besimin e Federatës së Futbollit dhe gjithë popullit shqiptar.
Ai tregoi edhe për punën e bërë duke kërkuar në internet për futbollistë me origjinë shqiptare për t’i afruar në skuadër, për të krijuar kështu grupin që do të garonte për objektiva madhorë si ishte edhe kualifikimi në finalet e evropianit.