Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ka zbuluar sot listën e lojtarëve që do të luajnë në sfidën kundër Izraelit.
Në formacion rikthehet Arlind Ajeti dhe Armando Sadiku dhe vihet re prezenca e lojëtarëve të rinj si Manaj, Strakosha e Greza. Ndërkohë në këtë takim do të mungojnë Cikalleshi e Lenjani.
Gjatë konferencën për shtyp, De Biasi tha se ashtu si në Europian ekipi do të bëjë të pamundurën. Tekniku italian u shpreh se e dëshironte shumë kualifikimin në Botëror, megjithatë sipas tij, duhet treguar maturi. Ai vlerësoi ekipin e Izraelit dhe u shpreh se duhet bërë kujdes.
Stërvitja e parë do të zhvillohet sot në orën 17:00.
Takimi Shqipëri – Izrael do të luhet më 12 Nëntor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kjo konsiderohet një ndeshje e rëndësishme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.
Lista e plotë: Berisha, Hoxha, Strakosha, Shehi, Aliji, Djimsiti, Hysaj, Agolli, Mavraj, Ajeti, Veseli, Basha, Memushaj, Roshi, Hyka, Lila, Lenjani, Xhaka, Kukeli, Grezda, Abrashi, Balaj, Çani, Sadiku, Llullaku, Manaj.