De Biazi: Takimi me Izraelin jetik për Shqipërinë

Prishtinë | 05 Nën 2016 | 12:33 | Nga

Shqipëria dhe Xhani de Biazi janë shumë pranë ndeshjes së radhës me Izraelin. Pikërisht, trajneri i kuqezinjve Xhani De Biazi ka dalë në krah të dy të mëdhenjve të trajningut Karlos Alberto Parreira, ish-trajneri të Brazilit kampion bote në vitin 1994 dhe Fabio Kapelos.

Në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të Trajnerëve, ku të pranishëm ishin 200 trajnerë nga i gjithë kontinenti, De Biazi ishte një nga lektorët. Kanali televiziv sportiv, “Premium Sport”, e ka intervistuar 60-vjeçarin nga Sarmede, i cili është përqendruar më shumë te kombëtarja që drejton, objektivat e saj në Grupin G kualifikues të “Rusia 2018”, si dhe ndeshjen e shumëpritur me Italinë. Ai ka folur gjatë për kombëtaren e tij dhe çfarë kërkon nga ndeshja e radhës në kualifikuese.

“Në karrierën time si trajner jam mësuar të përqendrohem vetëm tek objektivi i radhës. Pra, nuk kam shumë dëshirë të flas për kualifikuesen me Italinë, edhe pse na ndajnë afro pesë muaj nga sfida me të. E them këtë, pasi Izraeli është ndeshja e radhës, në të cilën jemi fokusuar. Ajo është sfida më e rëndësishme për Shqipërinë në këtë moment, aty duhet të jemi të përqendruar. Ky ballafaqim merr më tepër vlera, për faktin se është rivali ynë direkt për vendin e tretë në grup. Ky është një objektiv mjaft i rëndësishëm, pa mohuar se duam të realizojmë edhe diçka më tepër”, ka pohuar ai.

Përballë Spanjës dhe Italisë në Grupin G kualifikues të Botërorit 2018, vendi i tretë mbetet objektivi real i Shqipërisë. Tekniku 60-vjeçar kërkon të njëjtin motivim dhe angazhim të lojtarëve, për të realizuar një tjetër ëndërr, si ajo e kualifikimit në Europianin e Francës. Pas këtij seminari, trajneri ynë kuqezi, ashtu sit ë tjerët, do të marrë pjesë në ndeshjen e bamirësisë, në luftën kundër Leuçemisë.

20:45 është orari i ndeshjes me Shqipërisë dhe Izraelit në stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër. Për kuqezinjtë kjo është sfida e katërt në eliminatore. Biletat Shumë pak kërkesa për bileta ka pasur për ndeshjen me Izraelit dhe Shqipërisë në Shkodër.

Edhe pse ende ka fjalë se takimi mund të zhvendoset në Elbasan, shitja e biletave është shumë e ulët. Vetëm në sportelin e Shkodrës janë në shitje edhe 2 mijë bileta. Arsyeja pse ndodh kështu ka të bëjë me çmimin e biletave, që tifozëve shkodranë iu duket i lartë.

Përveç kësaj, fakti që këtë herë kombëtarja luan ndaj Izraelit e jo kampionëve të Botës dhe Europës, sigurisht që ka ndikimin e vet. Aktualisht biletat me çmimet 10 mijë dhe 20 mijë lekë janë shitur të gjitha. Ndërkohë që kanë mbetur në qarkullim biletat me çmim të lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme