De Gea do të largohet nga Man United

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

David de Gea i ka ditët e numëruara te Manchester United.

Njëri prej portierëve më të mirë në botë dikur, nuk është më i preferuari i Ole gunar Solskjaer dhe “Djajve të Kuq” në përgjithësi, andaj do të kërkojë një aventurë të re gjatë verës.

Sipas ESPN, ai do të largohet në formë huazimi nga klubi sapo të hapet afati kalimtar i verës.

Spanjolli e ka humbur vendin e titullarit që tani po i besohet Dean Hendersonit.

Është e vështirë që në këto kushte pandemie të gjendet një blerës që do të kënaqte Unitedin kështu opsioni më i mirë është huazimi. 

Të ngjashme