Manchester United dhe David De Gea janë afër që ta rifreskojnë marrëdhënien e tyre.
Portieri spanjoll ka vendosur që të ardhmen ta vazhdojë në Old Trafford duke nënshkruar kontratën e re që i sjell të ardhura prej 400 mijë funta në javë, shkruan Sun.
Djajtë e Kuq kanë shtuar një klauzolë në marrëveshjen e tanishme me De Gea çka do ta mbante atë në klub deri më 2020.
Marrëveshja e re është afër me të cilën 28 vjeçari do të bëhej portieri më i paguar në botë.