Ylli spanjoll, David de Gea, nuk dëshiron që të nënshkruajë kontratë të re me Manchester United pa u qartësuar e ardhmja e trajnerit Jose Mourinho, sipas The Mirror.
Klubi e ka si opsion zgjatjen e kontratës së portierit edhe për një vit, por De Gea ende nuk duket të jetë i përkushtuar plotësisht për të mbetur në Old Trafford.
Spanjolli thuhet se është i lumtur te ky klub por dëshiron që Djajtë e Kuq të jenë në nivel për të garuar për trofe.
https://youtu.be/KvT5Lkezaq0