Matthijs de Ligt ka zbuluar se Cristiano Ronaldo i kishte kërkuar atij t’i bashkohet Juventusit në një bisedë në fushë pas finales së Ligës së Kombeve.
Portugalia e mundi 1:0 Holandën për ta fituar edicionin e parë të garës së re të UEFA-s, falë një goli nga Goncalo Guedes të dielën në Porto.
Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Ronaldo dhe De Ligt u panë duke qeshur, prandaj qendërmbrojtësi i Ajaxit u pyet se çfarë kishte biseduar me sulmuesin e Juventusit.
“Ronaldo më kërkoi t’i bashkohem Juventusit”, tha De Ligt për NOS.
“U trondita pak nga kjo pyetje, prandaj qesha. Nuk e kuptova atë në fillim”, shtoi ai.
Për De Ligt janë në garë shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën, Manchester City dhe Bayern Munich.