De Niro po detyrohet të punojë shumë për të kryer obligimet financiare ndaj ish-bashkëshortes

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Aktori i famshëm Robert De Niro është duke u divorcuar nga bashkëshortja e tij Grace Hightower ndërkohë që avokatët e tij kanë deklaruar se ai ishte detyruar të punonte shumë për përmbushur kërkesat e saj të mëdha financiare.

De Niro ka bërë të ditur se ka pësuar goditje financiare si pasojë e pandemisë me koronavirus. Aktori i filmit “Irishman” është hapur rreth gjendjes së tij në gjykatë, pasi bashkëshortja e tij kishte kërkuar që t’i rritej limiti i të ardhurave mujore nga divorci, nga 50.000 në 100.000 dollarë.

Aktori është paraqitur në gjykatë përmes Skypit ndërkohë që avokatët e tij kanë deklaruar se ai ishte detyruar të përgjysmonte kartën e saj të kreditit, pasi disa biznese në të cilat kishte aksione, ishin mbyllur pjesërisht për disa muaj si pasojë e COVID-19.

Të ngjashme