De Rossi shtrihet në spital për shkak të infektimit me Coronavirus

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Il Tempo raporton se anëtari i stafit të Kombëtares së Italisë, Daniele De Rossi ka dalë pozitiv për COVID-19 dhe është i shtruar në Spitalin Spallanzani.

Ish-kapiteni i Romës doli pozitiv pas shpërthimit të koronavirusit në skuadrën e Italisë gjatë ndeshjeve kualifikuese të muajit mars për Kampionatin Botëror.


Gazeta raporton se ish-mesfushori është shtruar në spital në Romë, vetëm disa javë pasi kishte filluar përvojën e tij me Azzurrin.

De Rossi u emërua si një nga anëtarët e stafit teknik të ekipit të drejtuar nga Roberto Mancini muajin e kaluar.

Të ngjashme