Sonte në emisionin “Përballje” që transmetohet në RTV Dukagjini e Telegrafi.com zhvillohet debat i ashpër se kush ka të drejtë për kufirin me Malin e Zi.
Për herë të parë së bashku pas formimit të Komisionit të ri nga ana e kryeministri Isa Mustafa, për matjen e territorit të Republikës së Kosovës diskutojnë në njërën anë kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri e deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa dhe në anën tjetër profesori i gjeografisë, Shpejtim Bulliqi e ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi.
Pse Shpejtim Bulliqi vlerëson se komisioni i ri në krye me akademik Hivzi Islamin është politik dhe se demarkacionin e ka ndalë pozita e jo opozita? Si i përgjigjet për këto Gazmend Muhaxheri?
Pse sipas deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa opozita e ka shfrytëzuar demarkacionin për poenë politikë?
Çka thotë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri për komisionin e udhëhequr nga Murat Meha e çka për komisionin e udhëhequr nga Hivzi Islami?
Pse ia hedhin fajin njëri-tjetrit Ali Lajçi e Gazmend Muhaxheri?
Në emision do të diskutohet për rolin e Komisionit të ri dhe se a do të miratohet në Kuvendin e Kosovës marrëveshja e nënshkruar ndërmjet dy shteteve Kosovës e Malit të Zi.