Vazhdojnë përplasjet mes opozitës dhe pushtetit për ligjin për media.
Tre muaj konsultime dhe 3 anulime të seancave të komisioneve nuk ju mjaftuan palëve që të bien dakord për këtë ligj. Në këso atmosfere, tutje po vazhdojnë të shqyrtohen amendamentet.
Edhe pse është seanca e dytë me radhë, deputetët nuk kanë arritur ende që shqyrtojnë as dy amendamente nga 74 sa janë gjithsej, si pasojë e replikave dhe fjalimeve politike. Amendamenti që sot krijoi këto tensione kishte të bëj me zgjedhjen e anëtarëve të Agjencisë së Mediave dhe këshillit të RTVM-së. VMRO-DPMNE-ja kërkon që të mos ketë debat publik në zgjedhjen e anëtarëve, ndërsa kjo kërkesë u kundërshtua nga mazhoranca. Ministri i Shoqërisë Informatike Damjan Mnaçevski akuzoi opozitën se po e pengon Ligjin për Media për të ruajtur anëtarët e tyre në RTVM dhe Agjencinë e Mediave.
Jemi i vetmi shtet në botë ku opozita kërkon që të mos ketë transparencë. Kjo është përmbajtja e amendamentit dhe për këtë po debatojmë për më shumë se 1 orë. Të jem i sinqertë, qëllimi është tjetër. Është e qartë se politika e opozitës është që me diskutim të stërzgjatur ta bllokojë shqyrtimin e amendamenteve të Ligjit për Media ose t’i mbajnë anëtarët e tyre politik në trupave të pavarur dhe në televizionin shtetëror – deklaroi Damian Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike.
VMRO-ja insiston në nevojën e miratimit të amendamenteve të propozuara. Zoran Ilioski thotë se pushteti dëshiron që të vendos njerëz të tyre në Agjencinë e Mediave dhe në televizionin shtetëror.
Nuk e di pse kërkojnë debat publik kur në fund do të duhet të kemi votim me 2/3 e votave të këtyre anëtarëve. Seancat e komisioneve janë publike. Do të emitohen nëpër televizione. Nuk ka duhet debat plotësues publik për tu prezantuar kandidatët. Kjo është harxhim i panevojshëm i integritetit të atyre personave dhe kjo e tregon detyrësin e kësaj Qeveri – u shpreh Zoran Ilioski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Deri tani, Qeveria nuk ka pranuar asnjërin nga dy amendamentet e parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja. Në procedurë janë edhe 71 amendamente të tjera, dhjetë prej të cilave të LSDM-së dhe 2 të BDI-së, ndërsa një amendament është tërhequr nga VMRO-DPMNE-ja pasi ishte i lidhur me amendamentin e parë që nuk u pranua nga shumica./Alsat-M