Besar Halimi ka shkëlqyer në debutimin e tij në kampionatin danez me skuadrën e Brondbyt.
Ylli kosovar ka qenë titullar me skuadrën daneze në takimin ndaj Midtjylland ku shënuan fitore 3:0.
Halimi që u huazua te Brondby nga Mainz 05, arriti ta shënoj golin e tretë në këtë sfidë.
Pas një depërtimi fantastik në zonë, Halimi goditi për mrekulli duke shënuar një gol të mrekullueshëm.
Pas ndeshjes, Besari ka folur duke thënë se kanë bërë një start të mirë në kampionat dhe është ndjenjë e mirë për të shënuar gol.
“Ishte një start i mirë në kampionat, e gjithë skuadra ka bërë një paraqitje të mirë”, tha Halimi.
“Jam i lumtur me golin e shënuar por e rëndësishme ishte fitorja”, tha Halimi.
https://youtu.be/qcK65FTeDEU