Skuadra e re e Mirlind Dakut, Spartaku i Moskës, u mposht 1:2 nga Krasnodari, në ndeshjen ku sulmuesi shqiptar bëri debutimin e tij.
Daku u inkuadrua në pjesën e dytë dhe luajti për disa minuta. Pas ndeshjes, trajneri i Spartakut të Moskës, Juan Carlos Carcedo, foli për debutimin e sulmuesit shqiptar.
“Sa i përket Dakut, ai duhet të përshtatet me stilin tonë të lojës. Ai mund të punojë mirë përkrah Ugaldes. Mirlindi do të jetë një ndihmë e madhe për ne në të ardhmen”, u shpreh Carcedo.
Kujtojmë se Daku u transferua gjatë këtij afati kalimtar te Spartaku i Moskës nga Rubin Kazani, për shumën prej 11 milionë eurosh.