Deçan: Gjendet trupi i pajetë i një personi

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme, patrulla policore në Deçan pasi ka marrë një informatë ka shkuar në lokacionin e raportuar dhe ka gjetur një person të shtrirë në dysheme. Rreth viktimës është vërejtur gjak si dhe një armë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë bërë shikimin dhe hetimin e vendit të ngjarjes.

Ekipi i QKMF-së nga Deçani në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML.

Motivi i vdekjes së viktimës për momentin është i panjohur, mirëpo dyshohet se është vetëvrarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme