Një banor nga fshati Gramaqel komuna e Deçanit, ka njoftuar policisë së në mesnatën e kaluar, shtëpai e tij është sulmuar me armë zjarri nga dy persona.
Sipas tij, shtëpia e tij është goditur nga dhjetë plumba, ku i janë dëmtuar muret dhe dritaret e shtëpisë.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur dhe për arsye të pa njohura, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpinë e tij duke e goditur me dhjetë predha (dyshohet të jetë e armës automatike) muret dhe dritaret e shtëpisë”, thuhet në njoftim.
Pos dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit rasti mbetet të hetohet.