Deçan, persona të panjohur gjuajnë me armë zjarri në një shtëpi

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 11:53 | Nga

Një banor nga fshati Gramaqel komuna e Deçanit, ka njoftuar policisë së në mesnatën e kaluar, shtëpai e tij është sulmuar me armë zjarri nga dy persona.

Sipas tij, shtëpia e tij është goditur nga dhjetë plumba, ku i janë dëmtuar muret dhe dritaret e shtëpisë.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur dhe për arsye të pa njohura, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpinë e tij  duke e goditur me dhjetë predha (dyshohet  të jetë e armës automatike) muret dhe dritaret e shtëpisë”, thuhet në njoftim.

Pos dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit rasti mbetet të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme